E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë- Sekuestrohen 5 armë dhe 3 mina me telekomandë, dy në pranga dhe 1 në kërkim

Finalizimi i operacioni policor i koduar “All in” ka çuar në pranga 2 persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Si pasojë në pranga ra shtetasi E. T., 44 vjeç, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi A. M., i cili kryera dyshohet se ky shtetas do t’i shiste minat te grupe kriminale.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhëra pistolete,  municion luftarak,  6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›