Tiranë, 1 i vrarë, dy të plagosur tek ish-Blloku
UPDATE- Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Nga njoftimet e para të policisë mësohet se viktima është identifikuar si Nadien Zeneli.
Po sipas policisë, Zeneli dhe dy te plagosurit kane qene te ulur ne lokal, ndersa autori i vrasjes u eshte afruar dhe ka qelluar mbi ta.
Dy të plagosurit, të cilët janë identifikuar nga policia si Taf Mandri, 23 vjeç dhe Bledar Miha janë transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak, ku po marrin ndihmëm e parë, ndërsa mësohet se për momentin janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake të policisë, ka qenë një person i cili ka qëlluar mbi tre të tjerët. Autori dyshohet të jetë rreth moshes 25 vjeç.
Sipas dëshmitarëve janë dëgjuar disa të shtëna.