E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kërkon të ndryshojë historinë: Etërit e pavarësisë janë fshirë nga rregjimi komunist

Kryeministri Berisha, fjalën e tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së ja ka kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se duhet riparë historia, pasi sipas tij, përveç Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, personat e tjerë që kanë shpallur pavarësinë janë bërë të paqenë nga regjimi komunist.

Duhet të ridimensionojmë historinë e etërve të pavarësisë, pasi përveç Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, të tjerët janë bërë të paqenë nga rregjimi komunist. Firmat e tyre në aktin e shpalljes së pavarësisë janë fshirë, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Ai u shpreh se me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë do të ndërtohet edhe parlamenti, si dhe stadiumi i ri, ndërsa për këtë festë do të ngrihet edhe një komision i posaçëm.

100-vjetoriështë një ngjarje e jashtëzakonshme. Për këtë arsye do të ndërtojmë parlamentin më modern në botë, si dhe stadiumin e ri. Për festimin e 100-vjetorit do të krijohet një komision që do të ketë përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, pasi pavarësia e Shqipërisë është një vepër ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›