E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane 29-vjecari qellon partneren

Tirana është tronditur të mërkurën nga një tjetër akt dhune ndaj gruas, që mendohet se ka patur si motiv xhelozinë.

Një 29-vjeçar nga Tetova ka qëlluar me armë partneren e tij 7 vjet më të re dhe më pas veten, duke i dhënë fund jetës. Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në dhomën e një hoteli të kryeqytetit. Nga dëshmitë e mbledhura, policia ka zbuluar se fillimisht çifti është ulur në barin e brendshëm të hotelit, ku dhe ka pasur një debat të fortë. Më pas dy të VrasjeNjë tjetër grua vritet nga burri Masakra e Vlorës, kapet një nga autorët Masakër në Vlorë rinjtë kanë porositur një dhomë dhe teksa ngjiteshin kanë vazhduar grindjen, që ka tërhequr vëmendjen e klientëve të tjerë. Me të mbërritur në dhomë, në sherr e sipër Agim Emini ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 22-vjeçaren me iniciale A.S, nga Çorovoda dhe më pas veten. Për fat të mirë vajza ka mbijetuar dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak. Pritet që kur gjendja e saj të përmirësohet agjentët e policisë ta marrin në pyetje për të zbardhur shkaqet e vërteta të krimit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›