Tiranë, 3 ditë në banjon e 1 lokali për 10 mln lekë, lirohet pengu
TIRANE - Policia ka mundur të përmbyllë me sukses një operacion gjatë mbrëmjes së sotme me lirimin e një të riu i cili prej 3 ditësh mbahej peng në tualetin e një bar-kafeje në kryeqytet.
Fatjon Xhafa, student nga Librazhdi, prej 3 ditësh mbahej peng në tualetin e një lokali në zonën e Stacionit të Trenit. Pengmarrësit kishin kërkuar në këmbim të lirisë së tij shumën prej 1 milion lekë të reja.
Falë një operacioni të shpejtë, siç bën të ditur policia, u bë i mundur arrestimi i 3 pengmarrësve. Sipas gazetarit të televizionit A1 REPORT!, Arsen Rusta, autorët u arrestuan gjatë momentit që babai i Fatjon Xhafës do të dorëzonte paratë. Të arrestuarit janë: Martin Shtenjari, Artur Kolpepa dhe Maksim Hoxha.
Operacioni u krye nga Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Policia ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi këtë rast të pengmarrjes, ndërsa pritet që ngjarja të zbardhet në vijim.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)