E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive/ Dëshmitari në vrasje:Policia e korruptuar, dua mbrojtje

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Gjikola:Më kërcënojnë me jetë TIRANE - Emisioni Urbanika në televizionin A1 REPORT! ka sjellë në puntatën e sotme dëshminë ekskluzive të Blendi Gjikolës, i cili është një dëshmitar kyç në vrasjen në atentatin e tretë, të fqinjit të tij, Ramazan Dorzi më 14 qershorin e vitit 2009. Ai hedh akuza ndaj policisë se është e korruptuar dhe se personi që ai ka denoncuar si autor të këtij atentati e mban policinë me lekë.

3 vjet pas kësaj ngjarjeje, Blendi Gjikola deklaron se pavarësisht kërkesa të tij të shumta për mbështetje nga policia, sot ai gjendet i pambrojtur. Teksa thotë se familja dhe të afërm të tij janë kërcënuar vazhdimisht me jetë, ai rrëfen gjithashtu frikën se autorët që ka denoncuar mund ta vrasin.

EKSKLUZIVE/ DESHMITARI RREFEN NGJARJEN, KERKON NDIHME NE URBANIKA

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›