Tiranë, 36-vjeçari ekzekutohet në pritë për 'larje hesapesh', plagoset e dashura
TIRANË- Një 36-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së premtes pas një atentati në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
Gazetarja Aurora Koromani raportoi nga vendngjarja se dy persona të panjohur të cilët udhëtonin me motorr dhe skafandra i kanë zënë priti shtetasit Elidon Lafeta, teksa ai po futej me makinë në banesë, ndërkohë që e plagosur nga mbetur dhe e dashura e tij.
I riu është ekzekutuar me dy plumba, të marra në kokë dhe shpatull, ndërkohë e reja ka marrë një plumb në këmbë. 36-vjecari ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshoqëruesja e tij është dërguar nga forcat e policisë në Spitalin Ushtarak ku u bë e ditur se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.
Të afërmit e viktimës, vrapuan dhe çanë kordonin e policisë, e cila kishte rrethuar skenën e krimit, teksa vajtonin dhe klithnin mbi kufomën e 36-vjecarit. Një autoambulancë shoqëroi kufomën në morgun e spitalit, ndërkohë që policia mori automjetin e viktimës me targa belge të personalizuara.
Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjecari ka jetuar jashtë shtetit, ndërkohë policia bën me dije se vrasja e tij ka lidhje me të kaluarën e viktimës. Të njëjta burime konfirmojnë se Elidon Lafeta i cili kishte në pronësi biznese lojërash fati dhe pika basti jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne vende te tjera te Europes kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të kaluarës së tij, por ai nuk i ka shpëtuar dy autorëve të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur me motorr.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që dëshmia e së dashurës së 36-vjecarit do të jetë shumë me rëndësi për zbardhjen e krimit. Vajza e cila shoqëronte 36-vjecarin mësohet të jetë një 20-vjecare nga Elbasani.
HETIMET/VAJZA: PASHË DY PERSONA ME SKAFANDRA
20-vjecarja, nga Elbasani e dashura e Elidon Lafetës, e shtruar në Spitalin Ushtarak pas plagosjes në këmbë ka rrëfyer para policisë se ka parë dy persona me motorr dhe skafandra në kokë që ka qëlluar në drejtim të tyre.
Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjecari Elidon Lafeta nga Iballa e Pukës banues në Tiranë ka jetuar jashtë shtetit, ndërkohë policia bën me dije se vrasja e tij ka lidhje me të kaluarën e viktimës. Të njëjta burime konfirmojnë se Elidon Safeta i cili kishte në pronësi biznese lojërash fati dhe pika basti jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne vende te tjera te Europes kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të kaluarës së tij. Ndërkohë, viktima sipas policisë ishte i përfshirë dhe në një plagosje.
(Shënim: Ngjarja u përditësua cdo sekond si pasojë e të dhënave paraprake kontradiktore)
(e.m/BalkanWeb)