QSUT sërish nën reformë, ulet numri i personelit pedagogjik
TIRANE-Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" do t'i nënshtrohet sërish reformës. Vendimi i Këshillit të Ministrave, që mban datën 7 gusht, parashikon shfuqizimin e reformës së parashikuar me një VKM të para 10 muajve, ndërsa e rikoncepton qendrën e vetme terciare në vend ndryshe nga ajo e para. Fillimisht, vendimi i ri parashikon një ulje të numrit të shtretërve për çdo shërbim nga 35 në jo më pak se 30. Gjithashtu, vendoset reduktimi i numrit të stafit pedagogjik me tituj shkencorë. Vendimi i mëparshëm parashikonte që çdo shërbim të kishte në përbërje të tij, të paktën katër anëtarë efektivë si personel pedagogjik, ndër të cilët dy të jenë me tituj shkencorë, ndërsa vendimi i ri e redukton këtë numër në 2.
Reagimi
Duke komentuar vendimin e ri të Këshillit të Ministrave, ish-drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero shprehet se ky vendim është i padrejtë, ndërsa shpreson që qeveria e re ta shfuqizojë atë. Gjithashtu, ai kritikon momentin në të cilin ai është marrë, duke pasur këtu parasysh se kjo qeverisje nuk ka kohë për ta implementuar. "Nuk e di se si mund të merret një vendim i tillë për qendrën e vetme terciare në vend, kur kjo qeveri do të jetë në fuqi deri në mes të shtatorit. Mendoj se QSUT duhet vërtet rilindur, kurse këta bëjnë një VKM, e cila nuk ka asnjë lloj sensi", - shprehet Pipero.
Nga ana tjetër, reduktimi i shtretërve është pjesë e një masterplani të hartuar nga Banka Botërore, por sipas Piperos, forma e cila është parashikuar në VKM-në e re është e gabuar. "Ka një master plan, i cili është bërë nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian i Shëndetësisë, i cili synon që në krye të 4 vjetëve, QSUT-ja të shkojë nga 1600 shtretër në 900-960 shtretër. Kjo, pasi QSUT-ja është e mbipopulluar nga diagnoza apo pacientë që nuk i përkasin asaj. Por, në rast se do shkohet në një strukturë të QSUT-së me 900 shtretër, natyrisht duhen ristrukturuar shërbimet dhe ne futëm konceptin e klinikës. Kjo për një arsye të thjeshtë: Ka shumë shërbime që kanë 10, 12 apo 20 shtretër; atëherë, ky shërbim që ka 20 shtretër, ç'do bëhet? Sepse nuk është problemi që në QSUT ofrohet shërbimi për pacientin. Në QSUT ofrohet edhe mësim për studentin, praktikë për specializantin, pra është një qendër e cila ka tre misione: diagnozë, mjekim dhe edukim. Me VKM-në e fundit - e bërë nga i ashtuquajturi Halim dhe nga doktor Saliu, - ata fusin konceptin '30 shtretër', mënjanojnë konceptin 'klinikë', i cili sipas meje është i dëmshëm. Ligji 'Për Arsimin e Lartë' e ka që një shërbim nuk mund të konstituohet pa 7 pedagogë, këta thonë me 2 pedagogë.
Sinqerisht është bërë një VKM që është një nga turpet e fundit të kësaj qeverie", - shprehet Pipero.
Ndërkohë që, i pyetur në lidhje me reduktimin e numrit të shefave të shërbimeve, i cili erdhi si pasojë e VKM-së së nëntorit, dhe mbi mundësinë e rikthimit të strukturës së vjetër në QSUT, ish-drejtori i Politikave Shëndetësore e sheh shpresën vetëm te pamundësia e zbatimit të VKM-së së re. "Fatmirësisht këta ikin dhe unë besoj që QSUT-ja do të jetë një nga prioritetet e qeverisë së re dhe kryeministrit të ri dhe shpresoj që kjo VKM, e cila për fat të mirë nuk mund të zbatohet, do të rishikohet përsëri dhe besoj se do merret mendimi i profesorëve. Mendoj se duhet t'i referohemi më mirë ligjit "Për Arsimin e Lartë", do merren modelet që ka bota dhe doemos duhet respektuar masterplani për QSUT-në, duke ruajtur vizionin dhe misionin e saj, në mënyrë që të kemi një QSUT, e cila është e vetmja qendër terciare. Me vendimin e Halimit ai kthehet në spital rajonal", - shprehet Pipero.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)