E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 40 vjeçari gjendet i vrarë me plumb në kokë

Një krim i dytë i rëndë ka vënë në alarm policinë e Tiranës në këtë fillim viti pasi vrasjes së taksistit ditën e djeshme.

Një person është vrarë me plumb në kokë në orët e para të mëngjesit ndërsa trupi i pajetë është gjetur gjatë paradites brenda një automjeti Benz tip furgoni me targa italiane CY325SZ në fshatin Mazrek.

Policia ka identifikuar viktimën si shtetasin Agron Dervishi, 40 vjeç.

Nga kqyrja e trupit mësohet se Dervishi ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një plumbi të marrë në kokë, transmeton BW.

Dyshohet se arma e përdorur ka qenë një pistoletë, ndërsa vrasja ka ndodhur në furgon, ku dhe u gjet trupi i viktimës.

Policia po heton në disa pista ku më kryesorja është ajo e mosmarrëveshjeve që Dervishi mund të ketë pasur me persona të tjerë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›