AKK dënon tentim atentatin ndaj Stojanoviqit

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka reaguar ndaj tentim atentatit të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq.
Në reagim thuhet se në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se tentim atentatit ndaj kryetarit të komunës të zgjedhur nga qytetarët e komunës së Graçanicës, është akti i ultë dhe kundër rendit dhe rregullit kushtetues e institucional në këtë komunë por edhe më gjerë.
”Komunat e Kosovës me këtë rast vlerësojnë se janë të destinuara për dështim tentimet për të destabilizuar situatën e qetë politike në këtë komunë por udhëheqja e dalë nga vullneti i qytetarëve duhet të vazhdoj punën e deritashme në zgjidhjen e problemeve praktike dhe të përditshme të komunës së Graçanicës. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit që sa më parë akterët e këtij akti të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar në mënyrë që rendi dhe ligji të funksionojnë për të gjithë dhe pa asnjë dallime”, thuhet në reagim.
AKK-ja me këtë rast inkurajon kryetarin që të vazhdoj punën e deritashme dhe vlen të ceket se kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq poashtu është edhe anëtar i Bordit të AKK-së./Indeksonline/