Tiranë/ Aksident i rëndë në rrugën “Don Bosko”, përplaset makina me motomjetin, humb jetën 64-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 14:50, kur automjeti i drejtuar nga shtetasi F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motomjetit, 64-vjeçari P. N., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik,” njoftoi policia.
/rtsh.al/