Trump flet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Amerika është kthyer, vendi ynë është më i fortë se kurrë më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar të martën fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në selinë e organizatës në Nju Jork.
Ai nisi fjalën duke mirëpritur delegatët dhe duke theksuar atë që ai e quan forcën e rinovuar të Shteteve të Bashkuara.
“Amerika është kthyer dhe vendi ynë është më i fortë sot se kurrë më parë,” deklaroi Trump në fillim të adresës së tij. Kjo ishte një nga fjalitë e para me të cilën ai hapi fjalimin, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë më të forta se kurrë.
Trump mori fjalën në podiumin e sallës së Asamblesë së Përgjithshme pak pasi presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, përfundoi fjalimin e tij.
Sipas orarit, SHBA si vend pritës mori fjalën menjëherë pas Brazilit në debatin e përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme.
Presidenti amerikan mbërriti në selinë e OKB-së së bashku me zonjën e parë Melania Trump.
Para se të hyjë në ndërtesë, ai bëri disa komente të shkurtra për mediat e pranishme ku theksoi se “vendi po bën shumë progres dhe se “vendi ynë po shkon shumë mirë”.
/rtsh.al/