E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Basha kryeson me 171 vota ndaj Ramës

Numërimi i kutive të votimit në njësitë e ndryshme në kryeqytet thellon edhe më tepër diferencën mes dy kandidatëve për bashkinë e Tiranës.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat paraprake deri tani ku nga 485 kuti votimi janë numëruar vetëm 229 kuti.

Sipas këtij rezultati kandidati i "aleancës për qytetarin" Lulzim Basha kryeson me 171 vota kundrejt rivalit të tij socialist Edi Rama.

Kështu kandidati i djathtë Basha ka marrë 57111 vota, ndërsa kreu aktual i bashkisë Rama ka marrë 56940 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›