E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Bashkia liron nga detyra 51 inspektorë

TIRANE- Bashkia e Tiranës liron nga detyra 51 inspektorë për përformancë të ulët dhe favorizim te  informalitetit.

Në një njoftim të Bashkisë Tiranë thuhet se, Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës vendosi sot lirimin nga detyra të 51 inspektorëve, nisur nga performanca e ulët dhe favorizimi i informalitetit

Shkarkimi i inspektorëve ka ardhur pas një analize 7-mujore të punës së secilit prej tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka konstatuar se të liruarit nga detyra nuk kanë kryer detyrën, duke mos bërë kontrolle sipas ligjit, duke lejuar informalitet, deri në rritje të borxhit ndaj Bashkisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›