E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë-Elbasan, Olldashi inspekton punimet e tunelit

Viti 2013 duket se do të nisë me finalizmin e projektit të dytë më të rëndësishëm infrastrukturor në vend, që është autostrada Tiranë-Elbasan.

Pasi, ka inspektuar filllimin e punimeve për hapjen e tunelit të këtij aksi, ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha se në bazë të ecurisë së punës, parashikimet flasin që në fillim të vitit 2013, ky aks të jetë i kalueshëm, ndërsa do të shkurtojë ndjeshëm largësinë Tiranë-Elbasan.

Për ndërtimin e kësaj rruge parashikohet të përdoret një fond rreth 440 milionë euro. Ndërtimi i autostradës përfshin disa tunele të vegjël, ndërsa më i gjati shkon në 2.2 kilometra.

Po, ashtu projekti parashikon që të përfshijë edhe 14 nënkalime dhe mbikalime për të bërë të mundur mosndërprerjen e rrugës, si dhe dy rreth-qarkullime në afërsi të Elbasanit . Me përfundimin e këtij projekti infrastrukturor, parashikohet që koha e udhëtimit të shkurtohet nga më shumë se një orë, në 18 minuta, ndërsa ndërtimi i rrugës do të ulë gati tri herë edhe koston.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›