Tiranë, Ford-i përplaset me makinën e mbeturinave, plagoset një person
Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes me pasojë plagosjen e një personi.
Një makinë tip Ford Focus me targë AA 650 GI është përplasur me makinën e mbledhjes së mbeturinave.
Sipas bluve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur në afërsi të rrugës Bardhyl në kryeqytet.
I lënduari u dërgua me shpejtësi për në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë për jetën.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të saj.