E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futet në dhomën e fqinjes e tenton ta përdhunojë, pranga 29-vjeçarit

POLICIA-elbasan_4Elbasan- Një 29-vjeçar është arrestuar nga blutë e Elbasanit pasi ka tentuar të përdhunojë fqinjën e tij. Sipas policisë Besmir Murati banues në fshatin Thane-El gjatë natës së mbrëmshme ka shkuar në banesës e fqinjes së tij A.Toska, 28 vjeçe dhe duke thyer xhamin e dritares së katit të 3-të të dhomës ka hyrë në dhomën e saj.

Mësohet se 29-vjeçarja po pushonte në dhomë së bashku me të bijën e mitur M.T. Murati është futur në dhomën e saj ku ka kryer veprime të turpshme. Policia sqaroi se 29-vjeçari ka tentuar ti afrohet gruas e cila ka nisur të bërtasë.

Në këto momente kanë ndërhyrë të afërm të gruas duke ndalur një përdhunim të mundshëm. Policia ka ndaluar 29-vjecarin dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Julian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›