E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, ISHP: 98% e ushtareve ne 3 reparte me hepatit A

TIRANE- Reparte ushtarake të Tiranës janë vatër infeksioni për hepatitet. Një studim i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, duke analizuar mostrat e ushtarëve në tre reparte të garnizonit të 'Rrapit të Treshit', tregon se 98 për qind e ushtarëve janë bartës të virusit të hepatitit A.

Studimi është botuar sot në një shkrim të “Gazeta Shqiptare” me titull “Ushtarët, 98 % të infektuar me hepatit A”. Sipas të dhënave të studimit, prej 370 ushtarësh që i janë nënshtruar analizave, ka rezultuar se pjesa dërmuese e tyre preken më mënyrë të përsëritur nga hepatiti.

Përgjigjet e analizave ishin akoma më alarmante, kur 13 për qind e ushtarëve ishin bartës të virusit të hepatiti B, një formë më e rëndë dhe e rrezikshme për shëndetin forcave të armatosura. Rekrutët i janë nënshtruar edhe analizave të HIV-AIDS, por në të gjitha rastet ata kanë rezultuar negativë.

Dyshohet se shkak i përhapjes në masë të hepatitit A janë kushtet hijeno sanitare, ku lë shumë për të dëshiruar cilësia e ujit të pijshëm.

Sa i takon hepatitit B specialistët mendojnë se shkak mund të jenë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura që mund të kenë kryer ushtarët, pasi një pjesë e tyre janë të vitlindjeve që nuk kanë kryer vaksinën imunizuese ndaj këtij virusit B.

Në studimin me ushtarët e garnizonit të Tiranës u përfshin të rinj nga 32 rrethe të vendit dhe përfaqësonin grupmosha nga 18-26 vjeç. Nga ushtarët që iu nënshtruan analizave, 92.3 për qind ishin të moshës 18 deri 21 vjeç, ndërsa 7.7 për qind të moshës 22 deri 26 vjec.

Statistikat zyrtare tregojnë se në vendin tonë numri i të prekurve nga hepatiti B arrin në plot 480 mijë vetë, të cilët sipas specialistëve janë të sëmurë kronikë nga virusi i rrezikshëm.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›