Shkup, Kosova nuk figuron në tekstet shkollore
SHKUP- "Maqedonia në pjesën veriore të saj kufizohet vetëm me Serbinë", kështu shkruan në tekstin e lëndës së Shoqërisë për klasën e katërt të shkollës fillore. Në këtë tekst shkollor të botuar në vitin 2009, Kosova nuk figuron si fqinj i Maqedonisë, edhe pse ajo është pranuar nga Maqedonia si shtet në vitin 2008.
Nga Byroja për zhvillim të arsimit, e pranojnë gabimin e bërë, por thonë se faji për këtë është i shërbimit pedagogjik të Ministrisë. "Nuk jam kompetente për botimin e librave, pasi ato bëhen në shërbimin pedagogjik, që është pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pra është institucion tjetër që merret me botimin e librave". "Unë nuk mund ta di nëse është harruar me qëllim ose jo, megjithatë mendoj se duhet të kihet kujdes i veçantë, pasi ne nuk mund ta anashkalojmë Kosovën si shtet fqinj të Maqedonisë", thotë Ajshe Selmani, zëvendësdrejtore e Byrosë për zhvillimin e arsimit. E pyetur se cilat janë kompetencat e Byrosë në këtë rast, Selmani pranon se programet e teksteve shkollore përgatiten nga Byroja për zhvillimin e arsimit. "Byroja për zhvillimin e arsimit përgatit programet dhe në bazë të atyre programeve, botohen librat. Por, sipas të gjitha gjasave, ai libër ka mbetur i pandryshuar, ka mbetur me po atë program para se Kosova të pranohet shtet, pra mund të jetë një lëshim", shprehet zonja Selmani dhe shton se në programet e reja do të evitohen të gjitha lëshimet që janë bërë në tekstet shkollore. Mirëpo, ky lëshim ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë thotë se bëhet fjalë për një gabim të madh, që duhet të përmirësohet patjetër. Gabimet në tekstet shkollore nuk janë bërë vetëm në raport me Kosovën, por ka edhe shumë gabime tjera, përfshirë ato me toponimet shqiptare brenda Maqedonisë.