E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Shkurtimi i fondeve te universiteteve paaftesi e qeverise

TIRANE- Deputetja e Partise Socialiste Ledi Shamku reagoi sot ne nje konference per shtyp per shkurtimin e pagave te pedagogeve ne universitetet publike.
Vendimi i qeverise per te shkurtuar me 20 fondet e pagave te universiteteve publike shoqeruar me kerkesen absurde qe ato ti mbulojne shkurtimet me te ardhurat e tyre eshte treguesi me i turpshem i paaftesise mungeses se vizionit dhe interesave klienteliste qe udheheqin politikat e arsimit te larte te qeverise Berisha tha ajo.
Sipas Shamkut behen plot pese vjet qe fondet e universiteteve publike shkurtohen ne menyren me te papergjegjshme.

Shkurtimi i fondit te pagave vetem nje jave pasi Berisha shpalli rritjen e pagave te pedagogeve tregon serish se ai ka paturpesine ti genjeje sy me sy shqiptaret - kesaj radhe vete njerezit e dijes theksoi ajo nder te tjera.

Sipas Shamkut shkurtimi me 20 per qind i fondeve qe universitetet publike marrin nga qeveria jo vetem qe e ben te pamundur zhvillimin e punes kerkimore permiresimin e standardeve dhe kushteve te mesimdhenies por rrezikon madje edhe pagat e pedagogeve per muajin e fundit te vitit 2010.

Deputetja Shamku kundershtoi dhe autonomine e universiteteve publike duke thene se ato ndodhen nen sulmin e pandalshem politik te qeverise duke ua marre frymen gradualisht e duke ua bere te pamundur konkurrencen me sektorin privat.

d.b/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Ps per arsimin Shkurtimi i fondeve paaftesi e qeverise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›