E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Lëvizte me armë pa leje, arrestohet punonjësi i Gardës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Policia e Tiranës kanë vënë në pranga punonjësin e Gardës së Republikës, pasi qarkullonte në automjet me armë pa leje.

32-vjeçari u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (8 gusht), nga forcat Shqiponja, ku iu gjet në automjet pistoletë pa leje.

Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës firmosi përjashtimin e 32-vjeçarit nga detyra. Gjatë kontrollit në automjetin e gardistit, u gjetën dhe sekuestruan edhe dy aparate telefonike.

“Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës”, thuhet në njoftim.

Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›