E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 37-vjeçari, në pranga edhe pasagjeri

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit të koduar “Flagranca”, është arrestuar një 37-vjeçari Armando Kashari, pasi gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri.

Gjithashtu blutë e Tiranës kanë vënë në pranga edhe pasagjerin Amarild Zaçe 39-vjeç, për “moskallëzim krimi”. Arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak janë sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›