E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojëra fati, në pranga 2 persona

Dy persona të moshave 53 dhe 67 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se modifikonin me programe ilegale makineta të kontrabanduara nga shtetet fqinje, të cilat më pas u shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit. Sipas policisë organizatori dhe bashkëpunëtori i tij kishin shfrytëzuar për këtë aktivitet një magazinë të marrë me qira në zonën e Kodrës së Priftit.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 25 makineta, 4 telefona celularë, 2 laptopë dhe një njësi kompjuterike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›