Tiranë/ Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin, arrestohen 2 autorët, në kërkim bashkëpunëtori

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë marrë me forcë një 32-vjeçar dhe e kanë mbajtur në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare.
Kallëzimi është bërë nga vetë 32-vjeçari më 31 mars, i cili ka deklaruar se tre persona e morën peng duke e mbajtur për disa orë në një ambient privat duke e dhunuar.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” bën të mundur arrestimin e 33-vjeçarit H.N., dhe 25-vjeçarit K.N., ndërsa shpallën në kërkim 28-vjeçarin J.N.
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”.
Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar.
Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.
Në kuadër të operacionit:
-u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;
-u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/