Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka: Shqipëria duhet të rrisë rezervat në minerale të çmuara

Pesha e mineraleve të çmuara në rezervën totale valutore të Shqipërisë ka vend për t’u zgjeruar.
Eksperti i ekonomisë Elvin Meka çmon se ndërmarrja e hapave në këtë drejtim, do t’i jepte siguri shtesë luhatjeve në treg nga faktorë të jashtëm e të brendshëm.
Sipas ekspertit, mundësia është që të shkohet përtej nivelit aktual të këtyre rezervave.
Mes faktorëve ndikues dhe mundësive për fitim, eksperti Meka gjykon se më e pakta një rezerve më e gjerë në minerale të çmuara do të vepronte edhe thjesht duke qenë atje.
Gazetare: Entela Komino
/rtsh.al/