E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë, Policia shton masat për parandalimin e shitjes së fishekzjarrëve

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Policia e Tiranë ka shtuar masat për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Policia njofton se në vijim të kontrolleve të vazhdueshme të ushtruara në subjekte tregtare dhe pika shitjesh, në rrugën “Ali Shefqeti” konstatuan shtetasin S.A, 46 vjeç, duke shitur lëndë piroteknike në mjetin që posedonte.

Në vijim të veprimeve nisi procedimin penal për 46-vjeçarin dhe materialet iu referuan Prokurorisë.

Policia e Tiranës apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›