Tirane Prokuroria kerkon arrestimin e komandantit te Gardes
Ne Shqiperi Prokuroria kerkoi arrestimin e Komandantit te Gardes Ndrea Prendi pasi dyshohet se nga arma e tij personale eshte vrare nje nga protestuesit ne 21 janarin e nje viti me pare.
Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama deklaroi para medias se njeri nga 11 plumbat e armes se zotit Prendi ka marre jeten e protestuesit Faik Myrtaj. Prokuroria kerkoi edhe arrestimin e shoferit te tij Arjan Adhami si dhe shefit te IT-se se Kryeministrise Armando Kasaj per fshehje te krimit.
Zonja Rama tha se Prokuroria i kerkoi parlamentit tu heqe imunitetin parlamentar tre deputeteve te opozites Besnik Bare Tom Doshi dhe Taulant Balla per ate qe ajo e quajti rol te tyre aktiv gjate protestes se 21 janarit 2011.
Ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu deklaroi ne konference perkrah zonjes Rama se mbeshtetja amerikane ka qene dhe do te jete e plote qe hetimet te jene te plota te pavarura dhe gjitheperfshirese.
Nderkaq Kryeministria beri te ditur se komandanti i Gardes eshte pezulluar nga detyra. Zedhenesja e Kryeministrise Erla Mehilli tha se Kryeministri Berisha ka denoncuar bashkepunimin e kryeprokurores ne skenarin e permbysjes se qeverise me dhune dhe se ka besim tek drejtesia per te zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ne deklarate thuhet se Prokuroria e Pergjithshme gjate ketij viti jo vetem qe nuk ka marre asnje mase ndaj atyre qe organizuan sponsorizuan dhe realizuan sulmin ndaj Keshillit te Ministrave por ne Prokurori jane prishur zhdukur dhe shitur prova dhe deshmi te shumta te ketij hetimi.
Kryeministri deklaroi se hetimi gjitheperfshires dhe zbardhja e plote e ngjarjes tragjike te 21 Janarit 2011 eshte nje kusht madhor per mbizoterimin e ligjit. Ne deklarate theksohet se organi i akuzes ka bashkerenduar qe ne fillim kete proces me kreun e PS-se duke e informuar ate me hollesi per shkaqet e deshtimit te aktit antikushtetues.
Deklarata e Kryeministrit Berisha thekson se gjate nje viti e deri sot nuk ka asnje te penalizuar nga organizatoret dhe sponsorizuesit e aktit antikushtetues te 21 Janarit 2011. Po keshtu jane te lire te gjithe ata qe ne dhjetera raste pohuan me shkrim se kishin ardhur te paguar per te rrezuar qeverine ata qe me hunj gure shishe molotov sulmuan dhe plagosen qindra police dhe gardiste ata qe moren veturen dhe thyen me te deren e oborrit te Keshillit te Ministrave me qellim qe te pushtohej ndertesa.