E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antigone, e zë shkëmbi, humb jetën 14-vjecari

ANTIGONE- Një 14-vjeçar ka humbur jetën, pasi një gur i madh ka rënë mbi të duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30, në Komunën e Antigonesë, rreth 5 km larg Gjirokastrës.

Burime të policisë bëjnë me dije se adoloshenti me inicialet S. G, në momentin e aksidentit, ishte duke kullotur lopën bashkë me një bashkëmoshtar.

Sipas të njëjtave burime 14-vjeçari kishte hipur mbi një shkëmb për të luajtur, por fatkeqësisht një gur i madh ka rënë mbi të, duke përfunduar 50 metra në përrua. Ka qenë pikërisht shoku i tij i lojës, i cili ka lajmëruar të afërmit e 14-vjecarit për tragjedinë e ndodhur.

Policia bën me dije se ka nsur hetimet për të zbuluar shkaqet se si ka ndodhur aksidenti.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›