Tirane Rama Rruga jone per zhvillimin dallon qarte nga e Saliut

Kreu aktual i Bashkise se Tiranes njekohesisht dhe kandidat i Aleances per te ardhmen Edi Rama ka prezantuar sot Planin per Tiranen Evropiane
Nje plan qe sipas tij eshte i mirorganizuar dhe qe eshte i mbeshtetur ne rritjen e cilesise se jetes dhe rritjen e vleres materiale te cdo gjeje qe qytetaret posedojne.
Kreu i Bashksie e quajti legjende urbane te ashtuquajturin betonizim te Tiranes. Sipas tij nuk kercenohet qyteti i Tiranes nga betonimi por kurora e saj.
Nuk eshte Tirana qe ne administrojme e qeverisim qe kercenohet nga betonizimi por eshte kurora e saj qe nga Farka Kashari Paskuqani dhe Dajti- tha Rama
Si pjese e kryeqytetit ne zhvillim nga betonizimi po kercenohet e ardhmja e Tiranes te gjitha keto territore do te jene pjese te kryeqytetit ne nje te ardhme te afert tha ai.
Ullishtat e Selites po kthehen ne kodra pallatesh te cilat sot atraktojne bleres por vlera e investimit u vihet ne dyshim per shkak se ky nuk eshte nje zhvillim i mirekonceptuar po eshte nje zhvillim tipik i vizionit dhe i metodes se Saliut i atyperatyshem dhe me pasojea qe vijne njera pas tjetres dhe qe demtojne cilesine e jetes se banoreve- theksoi Rama.
Sipas Rames vetem 1 e territorit te Tiranes eshte ndertuar ne keto 10 vjet me lejet e ndertimit te dhena nga bashkia ndersa kemi nje lartesi mesatare prej 7 katesh per ndertese.
Duke folur per pjesen qe ka prodhuar shume polemika sheshin Skenderbej Rama tha se ky shesh do te kthehet ne nje nga hapesirat me spektakolare ne rajon.
Ky transformim do te rrezatoje ne jeten e qytetarebve ne dy plane. Ne planin e jetes publike rritjes se cilesise te perfituar per kembesoret me nje larmi mundesh te madhe. Dhe ne planin tjeter si banore te nje kryeqyteti qe pas kesaj do te kete nje vlere edhe me te madhe per te tjere qe do vijne per ta jetuar apo vizituar shqipatre apo te huaj. Te tjere qe do te nxiten per te investuar.- tha kreu i Bashkise.
Kreu i PS Edi Rama ne vijim te fushates ne kryeqytet ka prezantuar sot ne njesine nr 8 kandidatin Sadi Vorpsi. Rama tha gjate takimit me banoret e zones se qeveria i merr rreth 4 milione leke biznesit me ane te TVSH-se dhe tatim-fitimit ndersa garantoi biznesin se do te kete me pak taksa.
Pas 8 majit biznesi i vogel do paguaje vetem dy taksa. Ndersa qeveria me 8 maj do te jape llogari per papunesine dhe varferine tha ai. Gjithashtu Rama i ftoi qytetaret te votojne kandidatin Vorpsi pasi ai nuk ka tesere partie por tesere qytetarie.