E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha prezanton Tushen e Gjoken ne Lezhe e Shengjin

LEZHE/SHENGJIN- Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatet per kryebashkiak ne Lezhe dhe Shengjin perkatesisht Viktor Tushen dhe Zef Gjoken. Objektivi yne tha kryeministri eshte qe per kater vitet e ardhshme te shnderrojme Lezhen dhe Shengjini ne nje vend te zhvilluar.

Une kam ardhur per tu zotuar para jush se me Viktor Tushen dhe Zef Gjoken ne do ti shnderrojme keto dy qytete ne qendrat kryesore te vendit ne nje nga polet me te rendesishme te vendit- tha kryeministri

Sipas Berishes nga investimet qe do te behen ne infrastrukture Lezha ne kater vitet e ardhshme do behet nje nga qendrat kryesore turistike te zhvillimit te rajonit te Shqiperise.

Berisha nuk la pa shenjestruar dhe opoziten ku u shpreh se ata qe u servirin ju rrugen e etereve dhe rrugen e vetme ju e dini vete se cfare do u thoni



Nje dite me pare kryeministri Berisha ishte ne Shkoder
Perulem para Shkodres per mbeshtetjen e fuqishme te jashtezakonshme dhe te pamposhtur qe i dha PD-se nga dita e krijimit te saj e deri sot. Keshtu i eshte drejtuar kryeministri Sali Berisha qytetareve te Shkodres te pranishem ne hapjen zyrtare te fushates elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit. Berisha ka premtuar se me Lorenc Luken ne krye te Bashkise se Shkodres per kater vitet e ardhshme do te bejne shume me teper se 20 vitet e meparshme te marra se bashku.

Sot jam tek ju per tju garantuar se 4 vitet qe do vijne do ti japin Shkodres shume me teper se 20 vite te marra se bashku. Shkodra ne 4 vite do te jete kryeqender e Shqiperise vend i zhvilluar kryeqendra me e zhvilluar e te gjithe rajonit. Ne keto 4 vite do ti japim fund fatkeqesise natyrore ciklike Shkodra do kete bypass-in e saj- u shpreh Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha Shkodra ne kater vitet e ardhshme do te jete kryeqender e Shqiperise kryeqendra me e zhvilluar e te gjithe rajonit.

Kryeministri Berisha nuk ka lene pa permendur dhe rivalin e tij politik Edi Rama ndersa ka theksuar se me duhet ti them shokut Edi Rama se nuk do harxhoj me shume se 30 sekonda per tu marre me ty se njeriu qe merret me Edvin Ramen edhe vete Edvin Rama duaje fatin tend ne do fitojme- tha Berisha.

Ndersa kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka theksuar se Shkodra ka ndryshuar sepse ka patur nje qeveri qe ka punuar per te.

Ne krijuam nje Shqiperi qe vrapon dhe fluturon me rritje te larte ekonomike e ne te ardhmen ne do te vazhdojme ta bejme ate edhe me te bukur per ne te paret jane qytetaret dhe burrat e grate e cdo qyteti tha ajo.

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ishte gjithashtu ne shenjestren e Topallit per te cilen tha se ashtu sic Shkodra ka lene perhere ne rruge Partine e Punes dhe ate qe nuk punon per kombin do ta lini vetem ate jo vetem ne Shkoder por edhe ne Tirane.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›