Tirane Rama Zgjedhjet jane politike. 8 maji me rendesi kombetare

TIRANE- Zgjedhjet e 8 majit jane zgjedhje thellesisht politike per dy arsye jo vetem sepse opozita eshte prej dy vitesh perballe nje qeverie si regjim por edhe sepse me 8 maj ju zgjidhni kryetaret tuaj te Bashkive dhe Komunave qe kane te bejne direkt me territorin tuaj. Keshtu iu drejtua kreu i Partise Socialiste Edi Rama banoreve te njesise numer 2 ne kryeqytet ku ishte per te prezantuar kandidatin e Aleances per te ardhmen Artemon Cukalla.
Sot kemi nje transport publik te standarteve te BE-se qe mbulon 90 te Tiranes do shkoje ne 100 me futjen e linjes se re te Mihal Gramenos. 55 mije pemet qe jane mbjellur ne Tirane i kane dhene qytetit nje permase te gjelbert teresisht te re. Angazhimi yne eshte teresor dhe ne te gjitha drejtimit nje nga to eshte kujdesi per femijet te rinjte e te rejat dhe per bebet- tha Rama
Sipas Rames e vetmja linje qe ka mbetur ashtu sic ka qene eshte Kinsostudio -Kombinat sepse Saliu dhe Iliri e bllokuan duke mbajtur peng Keshillin Bashkiak me qellimin e vetem qe qytetaret te irritoheshin me Bashkine.
Kreu i opozites njeheresh kryebashkiaku i Tiranes tha se endrra jone eshte qe te ndertojme nje qytet qe te jetohet brenda nje komuniteti si nje teresi ku gjeja me e cmuar eshte larmia dhe diveristeti. Kete ne duam ta kultivojme. E duam si vendin ku realizohen dhe shpresat e atyre qe kane lindur ne familjet e vjetra tiranase dhe atyre qe lindin ne familje te reja qe kane zbritur ne Tirane si dikur shkohej drejt Amerikes. Kjo eshte endrra jone. Per kete ne punojme cdo dite- tha ai.
Ilir Meta duhet te marre nje pergjigje me 8 maj duhet ta refuzojnm si nje rast qe nuk mund te perseritet rruga e kusarise me bllok ne duar vazhdoi me tej Rama ndersa shtoi se Berisha nga ana tjeter duhet te jape llogari qe si ka mundesi qe sot ne Shqiperi jane 1 milione te papune. Si ka mundesi qe sa here qe rriten pagat dhe pensionet rriten cmimet. Si te mund ta mberrijne fundin e muajit familjet e zakonshme shqiptare.
Te lirohemi nga barra e tmerrshme e keqqeverisjes nga rritja e cmimeve si pasoje e saj u tha kryebashkiaku Rama banoreve te Dajtit sot gjate nje takimi ne kete zone te Tiranes.
Vetem nafta ka vajtur 1700 leke. Te gjitha cmimet jane rritur. Shteti nuk e ka mendjen te qytetari por te perfitimet e tij. Ekonomia shqiptare eshte ne rrezik. Kanalet e zeza te kusarise kane marre peng ekonomine tha ai.
Duke i ftuar qytetaret qe me 8 maj te votojne alternativen e integrimit Rama tha se kjo dite eshte nje mundesi per tu hakmarre per padrejtesite papunesine cmimet keqqeverisjen e kusarineme te cilen qytetaret perballen cdo dite.
Ky vend ka potenciale per zhvillim te qendrueshem. Transporti yne i integruar do te preke gjithe territorin. Ne jemi te vetedijshem per te ardhmen dhe e dime se nuk ka pengesa te pakapercyeshme theksoi Rama.
Ne 8 maj nuk eshte dita per tu ndare eshte dita per tu bashkuar. Te bashkohemi per interesat per punesimin shkollimin arsimin cmimet faturat e paperballueshme. I ftoj te papunet te kontribuojne me 8 maj per ta nxjerre te papune Saliun u tha Rama banoreve te Dajtit.