Plagose me thike 40- vjecarin arrestohet autori

Plagoset me thike nje 40- vjecar pas nje konflikti te castit ndersa autori kapet nga polica disa minuta me vone. Ngjarja ka ndodhur ne pasditen e se enjtes ne lagjen Kongresi i Permetit te qytetit Shkoder pikerisht ne vendin e quajtur Kryqezimi i Fishtes. Nje grindje e castit mes 26- vjecarit Ardjan Kazmaj dhe 40- vjecarit Astrit ka devijuar me perleshje fizike dhe sipas policise ka qene Kazmaj ai qe ka goditur me arme te ftohte thike shtetasin Astrit vjec 40 banues ne lagjen Fahri Ramadani Shkoder dhe me pas eshte larguar me shpejtesi. Kane qene kalimtare te rastit qe i kane dhene ndihmen e pare te demtuarit duke e derguar ne spitalin e Shkodres ku dhe ndodhet ne gjendje te rende. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes nga veprimet e para hetimore te kryera ka mundur te identifikoje autorin e dyshuar te ngjarjes shtetasin Ardjan Kazmaj 26 vjec banues ne lagjen Vojo Kushi Shkoder. Policia eshte vene ne ndjekje te tij dhe ne fshatin Grizhe rrethi Malesi e Madhe eshte bere e mundur kapja dhe arrestimi ne flagrance i shtetasit Ardjan Kazmaj.