E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Shpërthen tritoli në një banesë, dy automjete të dëmtuara

Një shpërthim me tritol është regjistruar rreth orës 01:15, në Tiranë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës të një 56-vjeçari, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara. Ndërkohë  pritet që hetimet të zbardhin shkaqet dhe autorësinë e saj.

Tiranë- Rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç,  dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›