E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë/ Vendoset lëndë plasëse në një automjet, raportohet vetëm për dëme materiale

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tiranë. Sipas policisë, në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases Matilda Kaja.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›