E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Vodhën para dhe sende me vlerë në një biznes, 2 në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona pasi vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re.

Në pranga ranë Sh. G., 29 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën “Teodor Keko””, njofton policia. 

Gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit A. Ç.,  policia gjeti të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›