E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë-Vodhi një automjet 8 muaj më parë dhe e fshehu në servis, arrestohet 42-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 17-vjeçar. Blutë e kryeqytetit kanë bërë me dije se 42-vjeçari më 7 prill ka vjedhur një automjet tip “Golf” në rrugën “Mikel Maruli”, të cilin më pas e fshehu në servisin e tij.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Gjoricë, shërbimet e Policisë gjetën automjetin me të cilin ka lëvizur ditën që ka kryer vjedhjen, automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është proceduar penalisht dhe i mituri pasi është implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›