E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë-Zjarr në katin e 5-të të një pallati, humb jetën 57-vjeçari

Një banesë në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune (25 nëntor) ku si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në katin e 5–të, të një pallati, në rrugën “Ferit Xhajko”.

“Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›