Tiranë, aksidentohet një këmbësor te kryqëzimi i Yzberishtit
Një person është aksidentuar mëngjesin e sotëm në periferi të kryeqytetit pasi është përplasur nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi I Yzberishtit ku një automjet me targa greke ka përplasur një kalimtar në momentin kur ai ishte duke kaluar nga një anë e rrugës në tjetrën.
Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.