E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e pjesshme, në Dardhas fiton kandidati i LSI-së, në rrethina i PS-së

Ditën e dielë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për të zgjedhur kryetarët e komunave Dardhas në Korçë dhe Rrethinat në qarkun e Shkodrës.

Kandidati i LSI-së Genci Hamollari ka fituar në zgjedhjet për kryetar të komunës Dardhas kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere.

Ndërsa, në komunën Rrethinat të Shkodrës ka fituar kandidati i PS-së Luan Harusha.

Luan Harusha, i cili zgjidhet për herë të dytë në postin e kryetarit të kësaj komune u përball me kandidatin e Partisë Demokratike, Ritvan Guri.

Sipas KQZ-së, në komunën Dardhas morën pjesë në votime 59.67% e zgjedhësve, ose 1539 votues nga 2579 që janë në total, nga të cilët 786 kanë qënë femra. Ndërsa në komunën Rrethina, pjesëmarrja në votime ka qënë 34%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›