E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestimi i 33-vjeçarit, policia: Tentoi të mbysë gruan me çarçaf

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur sot arrestimin e shtetasit Armando Kapa, i cili akuzohet për dhunë në familje. Ngjarja në fjalë ndodhi para dy ditësh, ndërsa sipas policisë, Kapa ka tentuar të mbysë bashkëshorten me çarçaf.

“Më datë 17.08.2013, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Armando Muharrem Kapa, 33 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tirane, i dënuar më parë, për plagosje të rëndë. Arrestimi i tij u bë, sepse më datë 17.08.2013, rreth orës 08.30, në ambienet e banesës së tij në Rrugen “Dritan Hoxha” ka dhunuar fizikisht, duke tentuar të mbysë me çarçaf dhe duke i lënë dëmtime të dukshme në pjesën e qafës bashkëshortes së tij shtetasen R. Kapa, e 27 vjec, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shtetasen e mësipërme gjithashtu është plotësuar menjehere urdhëri i mbrojtjes për në Gjykatë. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale të “Dhunës në familje”, parashikuar nga neni 130/a/2 i Kodit Penal.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›