E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 27 gusht, takimi i radhës Thaçi-Dacic

BRUKSEL- Me 27 gusht do të mbahet takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Dacic. Në vjeshtë ndërkaq, pritet një përshpejtim i procesit të dialogut Kosovë – Serbi, sapo administrata e Bashkimit Evropian të kthehet në zyra pas pushimeve verore.

Kështu ka thënë për mediat serbe Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Ndonëse institucionet e Bashkimit Evropian ndodhen në pushim kolektiv veror, takimet mes grupeve punese të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbahen sipas planit, ka konfirmuar zyrtarja e Bashkimit Evropian.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›