Tiranë, arrestohet Albert Murataj, ishte në kërkim për vrasje
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuari për vrasje.
Burime nga policia bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është arrestuar shtetasi Albert Murataj.
Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Muratajn me akuzën vrasje në rrethana cilësuese.
Mësohet se Murataj ishte i përfshirë në një konflikt me armë, pak kohë më pare në zonën e Babrrusë në Tiranë ku mbeti i plagosur edhe një person.