Edi Rama prezantoi ne Elbasan ekipin e tij te rilindjes
Prezantimin e skuadrës së rilindjes në Elbasan Edi Rama e cilësoi një moment historik.
Fjalimi i kreut te opozitës ishte i mbushur me premtime ekonomike që nga punësimi e deri tek lehtësitë fiskale. Pjese e rëndësishme ishte edhe shpjegimi i përfitimeve nga taksa e sheshtë.
Në fjalën e Ramës nuk kanë munguar as tonet e ashpra për ata drejtues që ushtrojnë presione mbi vartësit.
Ndërsa për gjobat Rama solli një zgjidhje shumë premtuese.
“Ashtu sikundër po shtohen presionet ndaj administratës, ashtu po shtohet dhe vala e gjobave ndaj njerëzve të këtij vendi që në 23 qershor do të shkojnë në votime. Që nga fshatarët që jetojnë me drutë e pyllit dhe gjobat për biznesmenët apo sipërmarrësit e mëdhenj. Nuk do të njohim asnjë gjobë që është vendosur në katër muajt e fundit përpara 23 qershorit. Çdo njeri që ka marrë një gjobë që nga fillimi i muajit mars duhet ta mbajë atë më krenari si një certifikatë në betejën më këtë qeveri, që në mënyrën më të pashpresë mundohet të kapet pas këtyre formave si i mbyturi në fije të barit”, premtoi Rama.
Kreu i socialisteve nuk la jashtë vëmendjes as fermerët të cilëve u premtoi se pas 23 qershorit do të kenë kosto më të lira prodhimi.