E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane arrestohet Ylli Kelmendi mbante arme pa leje

TIRANEuml- Policia e Tiranes ka arrestuasr sot Ylli Kelmendin per armembajte pa leje. I liruar nga burgu me kusht ne 25 maj te viti 2009 Ylli Kelmendi nje personazh tashme i njohur perfundon serish ne burg.

Arrestimi 46-vjecarit eshte bere nga forcat e policise se komisariatit nr.1 pasi eshte kapur ne rruge me nje pistolete ndersa pas kontrollit ne banesen e tij jane gjetur edhe dy automatike.

Kelmendi eshte deshmitari kryesor i vrasjes se Fatmir Rames i njohur si Miri i Xhikes. Ngjarja ndodhi me 29 mars 2003 gjate nje ndeshjeje futbolli ne kohen qe ai ndodhej ne lokalin e tij Kartodromi 2000. Ylli Kelmendi ka qene ne tavoline ne momentin qe jane qelluar me automatik nga ambientet e jashtme te lokalit. Bashke me te ishte dhe shoku i tij i ngushte Fatmir Rama i cili gjeti vdekjen e menjehershme.

Per te njejten akuze armembajte pa leje Kelmendi eshte arrestuar edhe ne 4 korrik te vitit 2008 ku ka ushtruar dhune edhe ndaj dy policeve qe donin ta kontrollonin. Pasi u lirua ne maj te 2009 me kusht nga Gjykata e Tiranes Kelmendi perfundon perseri ne pranga.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›