E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet per here te kater Ylli Kelmendi

Arrestohet per here te katert nje nga personazhet me te njohura ne kryeqytet Ylli Kelmendi. Sipas burimeve nga policia mesohet se shkak kete here per prangosjen e Kelmendit eshte mbajtja e armeve pa leje. I cilesuar si nje nga deshmitaret kyc ne vrasjen e viti 2003 te Mirit te Xhikes pronarit te katodromit ne kryeqytet ku u plagos edhe vet Ylli Kelmendi eshte kapur diten e merkure me arme pa leje.

Nderkohe qe Kelmandi eshte arrestuar edhe tre here te tjera. Arrestimi i tij i pare ndodhi me 22 qershor te vitit 2003 kur ai u akuzua per vrasjen e mbetur ne tentative te nje personi. Sipas deshmive Kelmendi po ecte me nje automjet ne sheshin Skenderbej i shoqeruar nga nje femer kur i kane nderprere rrugen dy persona. Pas shkembimit te fjaleve me ta Kelmendi nxori armen dhe ka qelluar ne drejtim te tyre. Nga plumbat e armes se Kelmendit mbeti i plagosur lehte Mynir Cerri ndersa shpetoi paq shoku i tij Zenel Kaziu.

Pas hetimit dhe shqyrtimit gjyqesor te ceshtjes se tij Kelmendi u denua me 2 vite burg ndonese organi i akuzes kerkoi nje mase denimi me te rende por me pas u la i lire se e kishte kryer denimin nga koha e paraburgimit. Ngjarja e dyte per te cilen eshte arrestuar Kelmendi ka ndodhur me 17 shkurt te vitit 2006 kur ky i fundit dhe Shkelqim Zeqollari u grinden me njeri-tjetrin per motive ende te panjohura fare prane Qytetit Studenti. Sipas kallezimit te te demtuarit Kelmendi e kishte kercenuar me arme ndersa me pas i kishte goditur edhe automjetin e tij Mercedez- Benz me targa TR 1039 L. Pas sherrit mes tyre Zeqollari ka trokitur ne rajonin e Policise se Qytetit Studenti dhe ka firmosur nje kallezim penal ndaj ish- mikut te tij Ylli Kelmendi. Arrestimi tjeter vjen ne vitin 2008 kur Ylli Kelmendi nuk i bindet punonjesve te policise gjate nje kontrolli ku keta te fundit i gjejne edhe nje pistolete pa leje. Pas kesaj ai lihet i lire per tu arrestuar serisht per armbajtje pa leje ku edhe numerohet hera e kater qe perfundon ne qeli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›