Tiranë, arrestohet i arratisuri nga Rinasi

Pas një operacioni të forcave të policisë është bërë e mundur prangosja e 26 vjeçarit Flamur Toskaj nga ambientet e komisariatit të Rinasit. Rreth orës 19.00 të së dielës Flamur Toskaj u depërtua nga policia e Bolonjës, Itali me avionin e linjës ajrore Al Italia pasi është dënuar me 1.5 vjet burg nga gjykatat shqiptare. Toskaj kishte mundur të arratisej pasi i kishte kërkuar punonjësit të policisë që të dilte pak jashtë për të kryer nevojat personale. Një grup oficerësh të Shërbimit të Kontrollit të brendshëm nisën hetimet për të verifikuar rrethanat e arratisjes. Sipas policisë Flamur Toskaj u gjet i fshehur në një banesë në rrethinat e Tiranës dhe se ka nisur një procedim penal ndaj punonjësve të policisë që shoqëronin të dënuarin.