Tiranë, arrestohet i dyshuari për hedhjen e granatës
Policia e kryeqytetit arrestoi sot njërin prej tre të rinjve që hodhën granatën në drejtim të tre bashkëmoshatarëve të tyre të premten në Selenicë të Vlorës. Romeo Rustemi është arrestuar këtë paradite nga forcat e rendit brenda një shtëpie në Tiranë, ku qëndronte i fshehur. Ai dyshohet si autor i hedhjes së granatës në drejtim të Ervis Alushit, Gentian Abazit dhe Edison Ademit. Viktimat ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e qytetit të Vlorës. Gjashtë të rinjtë kanë pasur një zënkë banale mes tyre ditën e premte në mbrëmje. Rustemi ndodhej në shoqërinë e dy shokëve të tjerë, Agim dhe Mikel Harizajt. Agim Harizaj ra menjëherë në duart e policisë, ndërsa në kërkim mbetet vetëm Mikel Harizaj.