Tiranë, arrestohet i dyshuari për vrasjen e 35 vjeçarit

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së mbrëmshme. Sipas policisë pas kërkimeve gjatë orëve të natës është bërë e mundur arrestimi i Shkëlqim Aliut i cili mendohet të jetë autori i vrasjes. Ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme rreth orës 19.10, në zonën e quajtur ish parku i autobuzave në kryeqyteti. Shtetasi Shpëtim Gjenollari lindur dhe banues në Korçë u ekzekutua vetëm pak metra pasi kishte dalë nga një pikë e llotove të sportit. 35 vjeçari u qëllua me tre plumba në trup dhe në kokë dhe u dërgua menjëherë në spital por nga plagët e marra nuk ka mundur të jetojë.