Ish-ushtarakët promovojnë librin "Misteret e trafikut të armëve"
Ish ushtarakët promovojnë librin "Misteret e trafikut të armëve". Tre autorët e këtij libri Eduart Abazi , Zyhdi Kkroji dhe Kujtim Boriçi , duke marrë shkas nga karriera e tyre ushtarake kanë shkruar këtë libër ku hidhet dritë në disa fakte dhe dokumenta të pa botuara më parë në mendjan shqiptarë mbi të vërtetën e trafikimit të armëve dhe municioneve ushtarake jashtë territorit të Shqipërisë. Promovimi i librit është zhgjedhur nga autoritetet të bëhët pikërisht disa ditë para se të mbushet një vit nga tragjedia e Gërdecit ku mbetën të vrarë rreth 26 persona dhe të plagosur rreth 300 të tjerë, pasi në libër përmenden fakte të trafikimit dhe mpleksjes se pushtetarëve në trafikimin e armëve në Gërdec, dhe që më pas u pasua nga tragjedia. Por në libër preket edhe trafikimi i armëve gjatë periudhës së komunizmit. Në kohën e diktaturës asnjë nuk e dinte se çfarë bëhej me armët dhe municionet që bliheshin nga vendet e e tjera dhe që prodhoheshin në vend. Sipas dekumentave dhe fakteve të paraqitura në libër, jepet qartë së në vitet para 90-ës trafikimi i armëve i ishtë besuar sigurimit të shtetit, me kalimin e viteve dhe me ardhjen e demokarcisë , strukturat kriminale ndryshuan, trafikimi i armëve kryehej në bashkëpunim më mafien shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Por kurora e këtyre trafiqeve ishte dhe tragjedia e Gërdecit. Sipas autorëve të librit, lexuesit janë ata që do të vlersojnë se i kujt është faji për këtë, çfarë ka ndodhur deri tani , pasi përveç tragjedisë së Gërdecit, është shpërdoruar edhe një pjesë e pasurise kombëtarë, të cila po të ishin përdorura ashtu siç duhet, të ardhuar mund të ishin përdorur për shumë gjëra.