Koleksioni historik i National Geographic del në ankand
Shoqëria National Geographic (NG) ka arkivuar ekspedita shkencore, eksplorime, arkeologji, kafshë të egra dhe kultura botërore për më shumë se 100 vjet.
NG ka një koleksion prej 11.500.000 fotografish dhe ilustrimesh origjinale. Një përzgjedhje e vogël e kësaj arkive, 240 copë që përfshin materiale nga 1800 e këtej do të dalë në shitje nga shtëpia e ankandeve Christie në dhjetor.
Ankandi pritet të sjellë të ardhura në rreth 3 milion dollarë. Kjo është hera e parë që NG nxjerr në shitje pjesë të koleksionit të saj.
Ndër materialet që do të dalin në shitje janë një vajze afgane gjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit, një portret i admiralit, Robert Peary në 1908 gjatë ekspeditës së tij në Polin e Veriut, një luan që ulërin në Afrikën e Jugut dhe fytyra e një banori vendas të New Papua Guinea.
Një pjesë të fotografive dhe ilustrimeve i shihni në galerinë e mëposhtme.
